Kuriozitete

Protesta/ Ministri Gogu: Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar ndaj akteve të dhunës që shoqëruan protestën e djeshme (13 tetor) para Ministrisë së Arsimit. Teksa shpërndanë pamje nga protesta në rrjetin social Facebook, Gogu shprehet se dhuna, thirrjet për kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve nuk janë zgjidhje dhe se respekti për ligjin është në interes të të gjithëve.

“Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje. Aq më pak thirrjet për dhunë e kaos, sulmet ndaj institucioneve dhe bizneseve. E drejta për të protestuar është themelore dhe duhet respektuar. Por ajo shoqërohet me përgjegjësinë për të respektuar jetën, sigurinë dhe të drejtat e të tjerëve.

Dhuna nuk i shërben asnjë qytetari. Qetësia, përgjegjësia dhe respekti për ligjin janë në interes të të gjithëve”, shkruan Gogu.

Të Ngjashme