Kuriozitete

Protestat në Tiranë, gjobiten me nga 5 mijë lekë 37 persona për bllokimin e rrugës

37 persona janë gjobitur me nga 5 mijë lekë secili, pasi bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë më 9 dhe 10 nëntor.

Sipas njoftimit të Policisë, shkeljet janë konstatuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë penguar lëvizjen e mjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës përmes megafonit.

Sipas Policisë, për secilin prej personave të konstatuar është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Të Ngjashme