Lajme

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Nga aty, ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe llogaridhënie nga institucionet për dështimin në mbrojtjen e Zekajt.

Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ndërsa protestuesit kanë marshuar drejt disa institucioneve, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës.

Të Ngjashme