Lajme

Protestuesit ndalen te Kryeprokurori i Shtetit dhe KPK-ja, kërkojnë shkarkime e ndjekje penale

Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë me kërkesën për drejtësi për gratë, pas ndalesës te Ministria e Drejtësisë, kanë vazhduar marshin drejt Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Para këtyre institucioneve, protestuesit kanë shprehur kërkesat e tyre, duke insistuar se përgjegjësit duhet të përballen me masa konkrete dhe jo vetëm me suspendime.

“ S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime dhe ndjekje penale”, ka deklaruar njëra nga organizatoret e protestës.

Marshi po mbahet në kuadër të protestës për drejtësi për gratë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt./teve1.info/

Të Ngjashme