Ftoi është një nga frutat më karakteristike të vjeshtës, i njohur për aromën e veçantë dhe vlerat e shumta ushqyese. I pasur me fibra, vitaminë C dhe antioksidantë, ky frut mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin, nga tretja te mbështetja e sistemit imunitar. Por cilat janë vetitë e tij dhe pse rekomandohet ta përfshijmë në ushqyerjen tonë? Ftoi përmban fibra që ndihmojnë funksionimin normal të zorrëve dhe mund të kontribuojnë në parandalimin e kapsllëkut. Kur konsumohet si pjesë e një diete të pasur me fibra, ai ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit të sistemit tretës.
Pse duhet të konsumoni ftonj? Vlerat ushqyese që i bëjnë të veçantë
