ShowBizzz

Pse njerëzit mendojnë se postimi i fundit i Bled Manes me Bora Zemanin ishte (edhe) ironi për Kiara Titon?

Me siguri e mbani mend se sa herë Bled Mane ka ironizuar Kiara Titon në “Big Brother VIP”, ku thoshte se ajo do të jetë si Bora Zemani, të ketë karrierën e saj etj.

Gazetari ngrinte një paralele mes Borës dhe Kiarës duke krahasuar eksperiencën e kësaj të fundit në “Big Brother” dhe ndikimit që ky format pati te Bora një vit më parë, pa qenë pjesë e tij.

U bë viral një moment kur ai në dhomën e rrëfimit tek jepte nominimet me ironi tha se donte të nominonte Bora Zemanin e më pas u vetëkorrigjua duke thënë se ishte Kiara ajo që donte të nominonte.

TS Poll - Loading poll ...

Së fundmi, Blendi ka ndarë një foto me Borën në Instagram duke thënë se “Borën e duam në çdo stinë” dhe e ka shoqëruar më hashtagun “unike”.

Kjo nga një pjesë e fansave është parë edhe si ironi ndaj Kiarës.