“Tunde moj Selinë” është një nga këngët që ka bërë bujë pa dalë e plotë në platformat muzikore. Mirëpo mungesa e protagonistes në videoklipin e këngës, Selin Bollati, të cilës dhe iu dedikua kënga, ka ngritur një pyetje të madhe për shumë persona, të cilës më në fund i ka dhënë vetë përgjigje këngëtari Kristi Lamaj.
Angazhimet e të dyja palëve, pas mbarimit të “Big Brother Vip Albania 5” kanë bërë të pamundur takimin e dyshes për të realizuar një nga projektet që bëri bujë në rrjet. Të paktën kështu është shprehur këngëtari Kristi Lamaj.
Të lidhura
None found
“Patjetër që unë do të jem vetëm gjatë xhirimit të klipit, pasi ashtu është bazuar i gjithë koncepti. Patjetër që e kam pasur një bisedë me Selinin. Edhe pse i gjithë procesi, i gjithë skenari i klipit ishte kopsitur që më parë. Gjithsesi ne folëm, ishte dicka që unë doja që Selini të ishte prezente domethënë në dy-tre sekuenca te pjesa e klipit, si valltare.
Por ajo me projektet e panumërta që ka, unë ndërkohë kam qenë me koncerte nëpër Europë e jo vetëm, edhe në Shqipëri kam qenë pjesë në evente. Produksioni vazhdoj punën. I gjithë skenari është ndërtuar me bazë artistike” tha Kristi në intervistën e dhënë për “Pushime On Top”.
Mirëpo, ndjekësit dyshojnë se shkaku i mungesës së Selinit në këngën që iu dedikua asaj, është bërë ftohja e marrëdhënies së dy palëve. Kjo pasi, dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjet.
Megjithatë, nga ana e tyre nuk ka pasur një reagim zyrtar për prishjen e miqësisë së tyre që lindi brenda “BBVA5”.
