Lajme

Publicistja Buçpapaj ‘shpërthen’ ndaj Osmanit – përmend dështimet dhe kontradiktat e saj politike

Publicistja Elida Buçpapaj ka reaguar me kritika të forta ndaj Vjosa Osmanit, duke e akuzuar për qëndrime kontradiktore dhe veprime politike që, sipas saj, bien ndesh me rolin institucional të presidentes.

Ajo thotë se Osmani ka ndryshuar pozicione politike në raport me bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e saj, përfshirë Albin Kurtin, duke ngritur pyetje për konsistencën e saj politike, përcjell “Bota sot”.

Në postim përmenden edhe zhvillime të ndryshme gjatë mandatit të saj, si dhe takime e deklarata që Buçpapaj i konsideron të diskutueshme.

Sipas saj, këto veprime tregojnë një “konflikt të brendshëm politik” të vetë Osmanit me veprimet e saj të mëparshme.

Postimi i plotë

Vjosa Osmani kundër Vjosa Osmanit

Tash nëpër foltoret gju më gju me popullin ish presidentja po e zbraz thesin me akuza kundër vetes së saj, Vjosa Osmanit.

Kështu e ka nis fushatën tuj luftu vetveten:

kur më 4 mars 2026 si Presidente e Republikës së Kosovës dërgoi në Kuvend propozimin e 2011 për zgjedhjen e presidentit me votim popullor;

kur si Presidente më 6 mars 2026 e shpërndau Parlamentin, duke tejkaluar kompetencat kushtetuese e sipas konstitucionalistëve duke shkelur Kushtetutēn e rrezikuar puç institucional coup d’État.

Lufta e Vjosa Osmanit kundër Vjosa Osmanit u vu re:

në afrimet e saj me Edi Ramën;

në konfesimet e saj për “bastisje të Zyrës së Presidentes nga Gjykata Speciale” me aleatin e krijuesit të Open Balkan;

në qendrimet e saj heshtëse kur Edi Rama sulmonte Gjykatën Speciale e krijuar me bekimin e SHBA dhe BE;

me pjesmarrjet e saj të panatyrshme sikur ia vinte re Berat Buzhala nëpër tubime, promovime e takime të PDK me aleatët e saj.

Prania e saj në OKB me Grenell dhe Gjuriç, pa një deklarim e shpjegim paraprak nga Zyra e Presidentes nëse ka patur dakordësi me qeverinë e Republikës së Kosovës përpara se ky takim të mbahej (me të cilin do të merrem veçan) është një tjetër atak i Vjosës kundra Vjosës.

Sikur edhe rikthimi i saj tek shtëpia e vjetër, ku pa dinjitet kërkon si kusht vendin e oxhakut, vendin e të zotit të shtëpisë, kur për 6 vjet e ka braktisur shtëpinë dhe ka bashkëqeverisur me kundërshtarët politikë të LDK,

Por sulmet ma fundosëse të Vjosës kundër Vjosës janë mllefet dhe pretendimet e saj kundër Albin Kurtit –

Këtu Vjosa e ka humbur autokontrollin krejt dhe ua garanton humbjen atyre që ia dhuruan prej iluzioneve të rrejshme në tabaka vendin e kryefamiljares politike!

Fushatën antiVjosë që krijoi shijen e keqe menjëherë Vjosa Osmani e ka nisur prej intervistës së parë të saj tek Cim Peka e në vijim me sulme e shpifje kundër Albin Kurtit me të cilin ajo deshi aq shumë të ribashkëqeveriste edhe 5 vjet të tjerë

Si asht e mundur që Vjosa Osmani deshi me bashkëqeverisë me atë Albin Kurtin që ndejti “me Lajçakun e Epstein e Vuçiq” nëpër zyrat e Brukselit, e që tash Vjosa Osmani kërkon hetim!

Le t’i dëgjojë Brukseli pretendimet e Vjosa Osmanit e le t’i japë Brukseli përgjigje Vjosa Osmanit!

Po ku ishte kjo Vjosa Osmani

që nuk i shpalosi këto pretendime dyshuese kundër Albin Kurtit gjatë mandatit kur ishte Presidentja e Gjashtë e Kosovës,

por përkundrazi kërkoi që të bashkëqeveriste me Albin Kurtin edhe një mandat tjetër presidencial!

Si një “binom suksesi”

Dhe këto pretendime të pështirta Vjosa Osmani na i shpërfaq pa etikë politike dhe pa edukatë shqiptare si përrenj lluce të mllefosjeve të saj veç kur Albin Kurti nuk e kandidoi për presidente!

Siç e shihni deri tash Albin Kurti nuk ka reaguar, duke treguar kulturë politike me ish aleaten e tij Vjosa Osmani,

ndërsa kjo e fundit që po kujton se s’po le gur e dru duke ia hedhë kundër Albinit,

në fakt s’po len gur e dru që s’po len pa ia hedh vetes së saj Vjosa Osmanit.

Të Ngjashme