Lajme

Publikohen datat e provimeve të vjeshtës/ Çfarë duhet të dinë maturantët për sesionin e dytë

Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore dhe asaj Profesionale do të zhvillohet nga 24 gushti deri më 3 shtator 2026. Sipas udhëzimit, të gjitha provimet do të nisin në orën 10:00 dhe kandidatët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për zhvillimin e testit.

Më 27 gusht është parashikuar provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 3 shtator do të zhvillohet provimi me zgjedhje për Maturën Shtetërore. Në të njëjtën datë, kandidatët e Maturës Profesionale do t’i nënshtrohen provimit të teorisë profesionale të integruar.

NEWS  Kreu i SPAK shpërfill presionin politik, paralajmëron hetime më të fortaNë sesionin e vjeshtës mund të marrin pjesë maturantët që kanë mbetur në sesionin e parë, si dhe nxënësit që kanë shlyer provimet shkollore të vjeshtës deri më 7 gusht 2026. Mundësi u jepet gjithashtu kandidatëve të viteve të kaluara dhe atyre që kanë kryer njësimin e diplomës së shkollës së mesme.

Për kandidatët që nuk janë regjistruar gjatë sesionit të parë, kërkohet plotësimi i formularit A1Z.

NEWS  Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti zbulon metodat dhe elementët që tregojnë diferencën“Maturantët/kandidatët e përcaktuar duhet të plotësojnë formularin A1Z, për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore dhe të Maturës Shtetërore Profesionale 2026, nëse nuk e kanë plotësuar atë në sesionin e parë”, thuhet në udhëzim.

Dokumenti përcakton gjithashtu që kandidatëve me aftësi të kufizuara t’u krijohen kushte të përshtatura për zhvillimin e provimeve, në përputhje me kuadrin ligjor.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me mënyrën e organizimit. Provimet nuk do të zhvillohen të shpërndara, por në qendra të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar.

NEWS  EMRAT+PAMJE/ Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, ndërron jetë pasagjerja“Provimet të zhvillohen të përqendruara. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) përcakton qendrat e provimeve, duke u bazuar në numrin e maturantëve dhe në largësinë nga qendra e provimit”, sqarohet në udhëzim.

Për hartimin dhe vlerësimin e testeve do të jetë përgjegjëse Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), ndërsa procesi në terren do të monitorohet nga përfaqësues të ministrive përkatëse dhe institucioneve në varësi.

Të Ngjashme