ShowBizzz

Publikohen fotot e para nga xhirimet e Luizit dhe Oltës për filmin e ri

Filmi “Në kuadër të Dashurisë”, që do të ketë për protagonistë Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin dhe mjaft aktorë e emra të tjerë të njohur.

Është aktualisht në fazën e xhirimeve në Korcës, xhirime këto që pritet të mbarojnë më 15 korrik, për të kaluar më pas në fazën e post-produksionit dhe pastaj publikimit në vjeshtë.

Janë publikuar në mediat dhe fotot e para nga xhirimet e filmit, ku dy “rivalët” e “BBVIP” shfaqen si cift.

Në foto, këngëtari dhe aktorja janë gjatë skenave të mbërritjes në udhëtimin në Korcë, aty ku vijnë si një dyshe në prag të divorcit dhe ku pritet që të ribien në dashuri, ndërsa duken kështu: