ShowBizzz

Publiku i doli kundër pasi bllokoi Kiarën në lavaman, Luizi: Faji ishte i saj për mënyrën si reagoi!

Luizi mendon se publiku u kthye kundër tij kur bllokoi Kiarën pas lavamani për shkak të një loje, për shkak të mënyrës sesi ajo reagoi ndaj tij.

Teksa u rikthyen tek momentet më kulminante sonte në Post Big Brother, Luizi tha se publiku është prekur nga reagimi i Kiarës e cila qau, prandaj janë kthyer kundër tij.

“Sa i përket zhgënjimit të njerëzve. Unë e them edhe pse do duket se ja lëshoj fajin Kiarës. Ajo që zemëroi kaq shumë publikun ishte reagimi i saj, jo gjesti apo akti që beri. Pavarësisht se erdhën si rrjedhojë e kësaj. Aty filluan të merreshin me detaje. Mënyra si reagoj kjo më bëri të dal shumë keq. Për mua nuk do bëhej e madhe siç është bërë. Reagimi që bëri mrapa duke më pa me lot në sy,  duke më thënë s’më respekton, s’je pronari im, jo vendos lojën para meje. Këto fjalë godasin te njerëzit se ky ka thënë e dua”-tha Luizi.

TS Poll - Loading poll ...

Kiara e preku përciptazi këtë situatë, por pa fajësuar Luizn.

“Kanë qenë disa situate që më kanë rënduar. Gjëja më e vogël më lëndonte. Nuk dua të ndalem këtu se kam shije të keqe. S’kisha ku e shfryja tjetër dhe ja shfryja Luizit”-shpjegoi Kiara.

Reagimi i Efit e cila tha se nuk ishte dhunë, ishte tjetër temë diskutimi. Efi mohoi të ketë pasur qëllim për të ulur Kiarën, ndërsa Luizi i mëshoi mendimit të tij të dhënë edhe Brenda shtëpisë.

“Sot e shoh më ndryshe. Sa i përket videos së Efit un kam thënë kur ke dy persona që i konsideron miq, për sa kohë Arbana s’të ka drejtuar mikrofonin ç’mendim ke, do e jepje një përgjigje. Këtu më vinte inat mua”-tha Luizi për reagimin e Efit.