ShowBizzz

“Pure Med & T Zone” ne Pejë, klinika që kombinon profesionalizmin mjekësor me estetikën moderne

Klinika estetike “Pure Med & T Zone”, e vendosur në Pejë, tash e rreth dy vite po ndërton reputacionin e saj si një nga adresat më të kërkuara për trajtime moderne estetike dhe kujdes profesional ndaj lëkurës.

E themeluar nga Erza Selimaj dhe Lirije Haxhijaj Delijaj, të dyja me përgatitje akademike në fushën e mjekësisë, klinika ka arritur të fitojë besimin e një numri të madh klientësh falë profesionalizmit, teknologjisë moderne dhe rezultateve natyrale që ofron.

Në “Pure Med & T Zone” ofrohet një gamë e gjerë trajtimesh estetike, duke përfshirë filler, botox, skinbooster, pastrime të thella të fytyrës, Hydrafacial, microneedling, Plasma Pen, heqjen e lythave, peeling kimik, BB Glow dhe trajtime të tjera të personalizuara sipas nevojave të klientëve. Sipas stafit të klinikës, ndër shërbimet më të kërkuara vazhdojnë të mbeten filler dhe botox, për shkak të rezultateve natyrale dhe efektit të menjëhershëm në freskimin e pamjes. Po ashtu, interesim të madh ka edhe për Hydrafacial dhe Microneedling me PRP, trajtime që preferohen nga klientët që synojnë hidratim të thellë dhe trajtimin e problematikave të ndryshme të fytyrës.

Ajo që e dallon këtë klinikë nga të tjerat, sipas themelueseve, është përkushtimi ndaj cilësisë dhe qasja individuale për secilin klient. Në klinikë përdoren produkte të certifikuara dhe metoda bashkëkohore të estetikës mjekësore, me fokus të veçantë në sigurinë dhe rezultatet elegante. Stafi i “Pure Med & T Zone” thekson se prioritet mbetet gjithmonë krijimi i një eksperience ku klienti ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i kënaqur me rezultatin final.

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/05/AQMP66IdSlnMnmmYpQzRQUDiyJWSsCDmX6TiWWYI9IMQZ5PMCGX1y1KvVzSyXmw4WIItIFTHZv3Ko8gQ2aPLoSAktcoPuUozqVYnvSsnQw-1.mp4

Besimi ndaj klinikës është reflektuar edhe nga vizitat e emrave të njohur publikë dhe influencereve të ndryshme, ndër të cilat përmendet edhe modelja Juliana Nura. Përveç femrave, në rritje është edhe numri i meshkujve që kërkojnë trajtime estetike dhe kujdes profesional për lëkurën. Trajtimet më të preferuara nga meshkujt mbeten pastrimet profesionale të fytyrës, Hydrafacial dhe trajtimet anti-aging, duke treguar një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për kujdesin estetik.

Kush janë Erza Selimaj dhe Lirije Haxhijaj-Delijaj?

Erza Selimaj, 23-vjeçare, ka përfunduar studimet Bachelor në Infermieri të Përgjithshme dhe Master në Menaxhment Shëndetësor, ndërsa krahas edukimit akademik ka ndjekur trajnime të shumta profesionale në estetikën mjekësore. Bashkëthemeluesja tjetër, Lirije Haxhijaj Delijaj, gjithashtu vjen nga fusha e mjekësisë dhe është e fokusuar kryesisht në trajtimet profesionale të fytyrës dhe kujdesin ndaj lëkurës. Së fundmi, ekipi i klinikës ka marrë pjesë edhe në një nga kongreset më të mëdha të mjekësisë estetike, duke sjellë në Pejë njohuritë dhe trendet më të reja të industrisë, me synimin për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe moderne për klientët e tyre.

Të Ngjashme