Lajme

Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale në dalje

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, ndërsa qarkullimi i automjeteve dhe kamionëve po zhvillohet pa vonesa të theksuara.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në hyrje të vendkalimeve kufitare pritjet janë deri në pesë minuta.

Ndërkaq, në dalje koha e pritjes arrin deri në 15 minuta në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa në Merdarë është deri në 10 minuta.

Në Muçibabë, pritja raportohet të jetë rreth pesë minuta, me një kolonë automjetesh që shtrihet në afërsisht 100 metra.

Të dhënat tregojnë se aktualisht nuk ka ngarkesë të madhe në pikat kufitare të Kosovës.

Të Ngjashme