Lajme

Qendra më e madhe e votimit në Pejë me probleme në nisje, menaxherja ankohet për komisionarët dhe mungesën e tavolinës s

Menaxherja e qendrës më të madhe të votimit në Pejë, Mejreme Kolica, ka shprehur vërejtje lidhur me organizimin e procesit zgjedhor në orët e para të votimit.

Ajo tha se janë shënuar vonesa në nisjen e procesit për shkak të mosgatishmërisë së disa komisionarëve, gjë që sipas saj, ka ndikuar në mbarëvajtjen e punës në qendër.

Kolica u ankua gjithashtu për mungesën e tavolinës së informimit, e cila, sipas saj do të lehtësonte orientimin e votuesve dhe do të kontribuonte në një proces më efikas.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej saj ishte mungesa e punëtorëve teknikë. Ajo bëri të ditur se, për të përballuar nevojat në qendrën e votimit, disa persona janë angazhuar në baza vullnetare.

Pavarësisht këtyre sfidave, procesi i votimit po vazhdon dhe qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këtë qendër.

Të Ngjashme