Qetsor Ferrunaj është një prej ish konkurrentëve të “Big Brother VIP 2”, i cili pasi rrëmbeu çmimin e madh në BB2 vendosi t’a provonte sërish këtë eksperiencë.
Ai arriti të qëndronte në garë deri në një javë para finales së madhe edhe pse u bë pjesë e shtëpisë me vonesë.
Qetsori në daljen e fundit për ‘Se Luan Topi’ ka folur për këtë eksperiencë të tij në shtëpinë vip e ndër të tjera ka zbuluar se për çfarë e kritikoi partnerja.
Ai zbuloi se partneres nuk i kishte pëlqyer fakti që Qetsori bërë dush nudo.
‘Në fillim më ka thënë që nuk ishte e nevojshme një dush në atë mënyrë siç e bera po dhe une e kisha një motiv, jo vetem se askush nuk e kishte guximin ta bënte, por mendova duke qenë si një shtëpi të çkompleksohemi pse jo në dush të lahemi si në shtëpi’- u shpreh ai.