Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli në sallën e Kuvendit të Kosovës tha se partia e tij e ka bërë të qartë pozicionin se vazhdimi i seancës konstituive do të thirret vetëm kur të ketë marrëveshje politike.
Qorrolli tha se pa marrëveshje politike Kosova do të shkonte në zgjedhje të reja të cilat siç tha ai janë të panevojshme.
“Është çështje e shprehive të tyre politike, për t’i kundërshtu të gjitha institucionet. I takon me Kushtetutë, vetëm z.Dehari në cilësinë e kryesuesit si deputeti më i vjetër i legjislaturës së 11-të për ta thirrur.
Ne jemi të gatshëm çdoherë kur ai ta vlerëson të nevojshme dhe ne si LVV e kemi bërë të qartë që seancë do të thirret vetëm në momentet kur të ketë marrëveshje politike sepse thirrja e seancës pa marrëveshje politike nënkupton që Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme të cilat janë të panevojshme dhe të padëshirueshme”, tha ai.
