ShowBizzz

“Queen Studio” e Dhurata Muriqit ndër më të mirat për Microblading

“Queen Studio” dita ditës po bëhet një nga studiot më të frekuentuara nga gjinia femërore, e kjo për shkak të punës së shkëlqyer të Dhurata Muriqit, e cila mbjelljen e vetullave e realizon në mënyrë perfekte.

Dhurata, me prejardhje nga Peja, jeton dhe vepron në Prishtinë dhe studio e saj për Microbladin tashmë e ka të vulosur suksesin.

Kjo studio e bukurisë dhe estetikës, merret veçanërisht me me vetulla, me metoden tashmë shumë të njohur – microblading. Dhurata tregon se qysh në vegjëli e kishte ëndërruar të ishte ndërmarrëse, apo e vetë punësuar gjë që e arriti në moshën 19 vjeçare, kur edhe e hapi biznesin e saj.

TS Poll - Loading poll ...

Në studion e Dhuratës, vetullat tatu me fije janë specialiteti kryesor dhe klientet gjithmonë janë të kënaqura me rezultatet.

Tek “Queen Studio” ofrohen këto shërbime të vetullave: Microblading, heqje dhe formësim të vetullave, broë lamination, ngjyrosje të vetullave.

Profesionistja Dhurata Muriqi është e çertifikuar për shërbimet që ofron me çertifikata ndërkombëtare nga Akademia e famshme Phiacademy me seli ne Beograd dhe e hapur në gjithë botën, ne llojin e punimit Phibroës.

Muriqi thotë se nuk do të ndalet me çertifikime të reja dhe avansim, siç është metoda me laser, por edhe inovacione të tjera që dalin përditë në treg. Përvoja shtatë vjeçare, puna me përkushtim dhe dashuri, e bëjnë padyshim Dhurata Muriqin emrin më të kërkuar aktualisht në këtë fushë.