Vazhdojnë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë prej tre ditësh. Gjithçka nisi pasi policia e Kosovës bastisi zonat e dominuara nga serbët në veri të vendit dhe konfiskoi ndërtesat e komunave lokale.
Ka pasur përleshje të dhunshme ndërmjet policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja në njërën anë dhe serbëve vendas nga ana tjetër, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët.
Ndërkohë në një intervistë për median amerikane CNN, kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se nuk do të tërhiqet që të largojë trupat e policisë nga komunat në veri të Kosovës.
Kjo ka bërë që qytetarët të revoltohet dhe njëri prej tyre ka marrë në telefon në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”.
Ai ka kërkuar që Kurti të japë dorëheqjen, që të mos nis një luftë e madhe.
“Tani ky Albin Kurti e bëri një gabim të parë me targat, nuk u mor vesh as me Amerikën dhe as me Europën. Edhe bëri atë që bëri, u kërcënua tmerrësisht nga amerikanët.
Kur u prenoncua, unë thash do dilte të jepte dorëheqjen në mënyrë të paevokueshme. Mund të mos merret me asnjë, por të merret vetëm me çështjen amerikane se ajo do drejtoi botën.
Albin Kurti deri nesër në orën 12 duhet të japi dorëheqjen të panegociueshme. Mos të behet sebep për një luftë të madhe, që ata e nisën”, tha qytetari./abcnews.al