Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
