Fluksi i lartë i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka sjellë radhë të gjata dhe vonesa për udhëtarët që kalojnë drejt Greqisë.
Në pikën kufitare të Krystallopigi-t, përballë Kapshticës, janë krijuar kolona automjetesh që tejkalojnë dy kilometra, ndërsa udhëtarët detyrohen të presin më shumë se një orë për të përfunduar procedurat e kalimit.
Sipas informacioneve nga terreni, Policia Kufitare greke po punon me sportele të reduktuara, ndërsa procesi është ngadalësuar edhe nga zbatimi i sistemit të ri të kontrollit, i cili përfshin marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës për çdo udhëtar.
Situata ka ngritur shqetësime në prag të sezonit turistik veror, kur pritet një rritje e mëtejshme e fluksit në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
