Lajme

Rama e përzuri nga mbledhja pas djegies së kartave të anëtarësimit të PS-së, kush është kryebashkiaku i Poliçanit me 6 mandate

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim maratonë me rreth 20 kryebashkiakë dhe drejtues të Partisë Socialiste në qarqe, ku në fokus ka qenë riorganizimi i hartës territoriale të vendit.

Takimi, i zhvilluar në një prej restoranteve të Kuçit në Vlorë, ka zgjatur më shumë se katër orë. Në diskutim ka qenë edhe propozimi për reduktimin e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46 njësi vendore.

NEWS  U arrestuan pas protestave para Kuvendit, Gjykata merr vendimin për protestuesit e arrestuarNë takim kanë marrë pjesë edhe kryebashkiakë që drejtojnë bashki të cilat, sipas projektit të ri, pritet të shkrihen ose të bashkohen me njësi më të mëdha.

Burimet bëjnë me dije se një nga përplasjet më të forta gjatë diskutimeve ka qenë ajo me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Bashkia e Poliçanit është një prej njësive që rrezikon të humbasë statusin e bashkisë në kuadër të riorganizimit territorial.

NEWS  Policia e Shtetit paralajmëron përkeqësim të motit: Këshillohet shmangia e lundrimit dhe kujdes i rritur në rrugëÇështja ka shkaktuar më herët reagime të forta në qytet. Në një protestë kundër shkrirjes së bashkisë, disa mbështetës të Partisë Socialiste dogjën publikisht kartat e anëtarësisë, duke shprehur pakënaqësi ndaj forcës politike që, sipas tyre, nuk po merrte parasysh mbështetjen e dhënë ndër vite.

Adriatik Zotkaj është në krye të Bashkisë së Poliçanit që prej vitit 2004 dhe ka fituar gjashtë zgjedhje radhazi për pushtetin vendor.

NEWS  Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikëProtesta dhe veçanërisht djegia e kartave të PS-së u kritikuan ashpër nga kryeministri Rama, i cili në atë kohë e cilësoi aktin si “të turpshëm”.

Riorganizimi territorial pritet të vijojë të shkaktojë debate mes drejtuesve vendorë dhe komuniteteve, ndërsa vendimi përfundimtar për hartën e re të bashkive mbetet për t’u përcaktuar.

Të Ngjashme