Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri thirrje për gatishmëri maksimale përballë rritjes së temperaturave dhe rrezikut të lartë të zjarreve.
Më tej, Rama tha se ka propozuar që për të gjithë zjarrfikësit që do të jenë në front me flakët, të kenë një pagë shpërblim menjëherë, e këtë sipas tij, duhet ta aplikojnë edhe bashkitë.
“Ne do vazhdojmë të investojmë për kushte më të mira dhe dorëzim bashkëpunimi me partnerë dhe sigurisht edhe për pagën tuaj.
Këtë herë kam propozuar që të gjitha forcat që i përkasin ministrisë Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre dhe ta bëjnë menjëherë pa pritur që të mbarojë gjithë beteja”, u shpreh Rama.
