Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar sot ngjarjen e 11 shtatorit të vitit 2001, kur u sulmuan Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se sulmet e 11 shtatorit ishin sulme ndaj jetës njerëzore dhe ndaj rendit të vlerave të ndërtuara mbi lirinë.
“Sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara ishin sulme ndaj jetës njerëzore dhe ndaj rendit të vlerave të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.Njëzet e pesë vjet më vonë, përkujtimi i viktimave riafirmon përkushtimin tonë ndaj këtyre vlerave. Demokracia është sistem institucionesh dhe kulturë e lirisë. Ajo kërkon përgjegjësi, solidaritet dhe qëndrueshmëri përballë atyre që synojnë ta zëvendësojnë lirinë me frik”, shkroi Rama.
Tutje, ai tha se viktimat e 11 shtatorit kujtohen me respekt dhe dhimbje.
