Lajme

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në një reagim të tij, Rama ka shkruar “Liri për çlirimtarët”, duke thënë se procesi gjyqësor ndaj tyre po i afrohet fundit.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj”, ka shkruar Rama.

Ai është shprehur se pavarësisht viteve në paraburgim, Thaçi do të triumfojë, sipas tij, përmes së vërtetës dhe mbështetjes së shqiptarëve.

“Siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund”, ka shkruar Rama, duke shtuar se Kosova ka triumfuar duke besuar në liri edhe në momentet më të vështira.

Sipas Ramës, edhe Hashim Thaçi do të triumfojë “me forcën e të vërtetës së tij”, ndërsa mbështetjen për të e ka cilësuar si të gjerë në mesin e shqiptarëve.

“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka përfunduar reagimin e tij kryeministri shqiptar./teve1.info/

Të Ngjashme