Lajme

‘Rama në burg, Berisha në burg’/ Protestuesit nuk tërhiqen nga bulevardi, ironizojnë edhe Zegjine Çaushin

Protestuesit, pavarësisht ujit me presion nga policia, vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa bëjnë vazhdimisht thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata theksojnë gjithashtu që autoritetet duhet të veprojnë kundër tij për ta arrestuar, bashkë me liderin e opozitës, Sali Berisha.“Rama në burg, Berisha në burg”, theksojnë ata.

Nuk kanë munguar as ironitë ndaj deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

“Zegjine, Zegjine 3 milionë jemi ne. Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë të mësosh”, thonë ata kundër deputetes së PS.

Të Ngjashme