Lajme

​Rama në Washington në Expo AI 2026: Kosova po e zë vendin aty ku ndërtohet e ardhmja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nesër në Washington do tw marrë pjesë në një prej ‘’ngjarjeve më të mëdha botërore për inteligjencën artificiale dhe inovacionin “Expo AI 2026”’’, ku do ta prezantojë kryeqytetin.

Rama tha se kjo s’është vetëm një pjesëmarrje protokollare, porse, është dëshmi politike, kombëtare dhe historike se Kosova po zë vend aty ku ndërtohet e ardhmja e botës

Postimi:

“Nesër në Washington, në zemër të një prej ngjarjeve më të mëdha botërore për inteligjencën artificiale dhe inovacionin “Expo AI 2026” do të prezantoj Kryeqyteti Prishtina. 🇽🇰🇺🇸

Kjo nuk është thjesht një pjesëmarrje protokollare.

Kjo është një dëshmi politike, kombëtare dhe historike se Kosova po zë vend aty ku ndërtohet e ardhmja e botës. 

Për dekada, Kosova është parë vetëm përmes luftës, krizave dhe sfidave politike. Nesër, para botës, Prishtina prezantohet ndryshe:

 si qytet i rinisë,

 si qendër e inovacionit,

 si simbol i një shteti që nuk u dorëzua kurrë dhe që sot kërkon vendin e vet në epokën e inteligjencës artificiale.

Kjo është politikë në kuptimin më të madh të fjalës:

 politikë e dinjitetit,

 e përfaqësimit,

 e afirmimit ndërkombëtar.

Ky prezantim është edhe përgjigje për ata që për vite të tëra kanë tentuar ta mbajnë Kosovën jashtë tavolinave ndërkombëtare. Sepse sot, Prishtina prezantohet para botës me identitet, me vizion dhe me ambicie. 

Washingtoni nesër nuk do të dëgjojë vetëm për një kryeqytet. Do të dëgjojë për një popull që nga rezistenca arriti te inovacioni. 🇽🇰

Nga mbijetesa te përfaqësimi global.

Nga historia e dhimbshme te ambicia për të qenë pjesë e botës së së ardhmes.

Shihemi nesër në Washington!

Të Ngjashme