Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me bashkëshorten Anita Haradinaj, kanë qëndruar sot në Ferizaj, ku ishin mysafirë në shtëpinë e reperes së njohur Loredana Zefi.
Haradinajt u pritën ngrohtësisht nga Loredana, ndërsa në pritje ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i saj, futbollisti Karim Adeyemi.
Të lidhura
None found
Çifti, që kohëve të fundit ka qenë në fokus edhe për vizitat në Kosovë, duket se ka ardhur për pushime, teksa mikpritja në Ferizaj u komentua si mjaft e afërt dhe miqësore.

Ramush Haradinaj ka ndarë edhe një postim, ku ka konfirmuar vizitën dhe e ka përshkruar takimin me fjalët: “Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi”, ka shkruar ai.

Postimi i tij ka ngjallur reagime në rrjet, ndërsa takimi i sotëm shihet si një vizitë miqësore mes Haradinajve dhe çiftit Loredana–Adeyemi.
Të Lidhura:
- “Na kthe gjysmën se ishim të dehur” – ish-banori i Big Brother ‘pendohet’ për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës
- “S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat
- Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës
- “E kam ditur që do të më kërkojnë”, Anita Muçaj – Haradinaj flet për Olta Gixharin si opinioniste në Big Brother VIP Kosova
