Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të mbajë numrin 11 në listën e AAK në zgjedhjet e 7 qershorit që do të mbahen në vendin tonë.
Kështu bëjnë të ditur burime brenda AAK-së.
Ndërsa, kandidat për kryeministër nga kjo parti do të jetë Ardian Gjini, që aktualisht është kryetar i Gjakovës.
Kështu bartës i listës së AAK-së do të jetë Ardian Gjini.
Sonte në orën 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 7 qershor.
