Ramush dhe Anita Haradinaj sot ishin mysafirë në Ferizaj.
Ata u pritën në shtëpinë e reperes, Loredana Zefi, shkruan IndeksOnline.
Bashkë me Loredanën, Haradinajt i priti edhe bashkëshorti i saj, futbollisti Karim Adeyemi.
Çifti ka ardhur për pushime në Kosovë, teksa pritja për Haradinajt ishte e ngrohtë.
“Bashkë me Anitën në familjen e mikeshës sime dhe artistes tonë, Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi” shkroi Haradinaj.
