Familja e Mozzik-ut po zmadhohet! Reperi dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, një djalë.
Çifti e bëri publik lajmin përmes disa fotove të ëmbla në rrjetet sociale, ku Lotina shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pozon pranë Mozzik-ut.
Në postimin e saj, Lotina zbuloi se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për plot gjashtë muaj, edhe pse ka qenë çdo ditë në ekran.
“E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërsa kam qenë në transmetim të drejtpërdrejtë çdo ditë. Cila është superfuqia jote?”, shkroi ajo.
Edhe Mozzik nuk i fshehu emocionet.
“O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes. Mezi pres të të takoj, djali im,” shkroi ai.
Ky do të jetë fëmija i parë për Lotina Hazirin, ndërsa për Mozzik është eksperienca e dytë si baba. Artisti ka edhe një vajzë, Hanën, nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.
