LifeStyle

Reagimet – Protesta kundër Ramës merr vëmendje përtej kufijve, Angelina Jolie dhe ‘Sadna e Bidait’ në mbështetje të protestuesve

Protesta që po zhvillohet në Tiranë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen edhe në rrjetet sociale ndërkombëtare.

Një Story që i atribuohet aktores së njohur hollivudiane Angelina Jolie shoqërohet me fjalën “ENOUGH” (“Mjaft”), pamje nga protesta dhe flamurin shqiptar, një mesazh që po interpretohet si mbështetje për qytetarët që kërkojnë ndryshim politik.

Image

Vëmendje ka marrë edhe Sara Khan, e njohur për publikun shqiptar si “Sadna” e serialit “Bidaai”, e cila raportohet se ka shpërndarë pamje nga protestat në Tiranë, të shoqëruara me fjalën “Prayers” (“Lutje”).

Image

Image

Reagimet kanë nxitur interes në rrjet, ndërsa protesta kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e Ramës vijojnë.

Të Ngjashme