Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Kamëz, pranë repartit të Zall-Herrit, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes, personi me inicialet N.M., është arrestuar nga Policia.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes palëve mbeten ende të paqarta. Ende nuk dihet se për çfarë janë konfliktuar autori i dyshuar dhe dy vëllezërit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
