Hysni Mehani, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka reaguar pas sulmit fizik të raportuar ndaj tij, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se ndihet më i fortë se më parë.
Mehani ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar dhe i kanë shprehur mbështetje, duke theksuar se nuk mund t’iu përgjigjet të gjithëve individualisht.
Ai ka shtuar se sulmet, siç i ka quajtur “tinëzare”, nuk do ta ndalin dhe se nuk do të tërhiqet nga angazhimi i tij publik, pavarësisht ngjarjes së fundit.
Për sulmin ndaj tij, u intervistua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili para një ore u lirua në procedurë të rregullt. /teve1.info/
