ShowBizzz

Reagon për herë të parë Dj PM. A është në lidhje me Almedina Ismajlin?

Pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi rreth jetës së tij private, DJ PM ka vendosur të reagojë publikisht, duke mohuar informacionet që, sipas tij, janë publikuar pa u verifikuar.

Pas ndarjes nga Sarah Berisha, emri i DJ PM u përfol për një romancë të mundshme me Almedina Ismajlin. Dyshimet nisën pasi u vu re se dyshja ishin shtuar në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram, ndërsa më pas në rrjet qarkulluan edhe materiale të tjera që u lidhën me jetën sentimentale të tij.

Megjithatë, DJ PM ka thyer heshtjen dhe, pa iu referuar drejtpërdrejt me emër Almedinës, i ka cilësuar si të pavërteta disa prej shkrimeve të publikuara së fundmi për të.

Është e papranueshme që të publikohen informacione të pavërteta dhe të paraqiten si fakte, pa u verifikuar më parë me mua apo me burime të besueshme. Lajmet e tilla dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin tim”, shkruan ai.

DJ PM u ka bërë gjithashtu thirrje portaleve që të tregojnë më shumë përgjegjësi në publikimin e informacioneve që lidhen me të.

I bëj thirrje portaleve që të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të mos publikojnë më informacione të pavërteta vetëm për të tërhequr klikime”, vijon reagimi.

Ai thekson se është i gatshëm të japë sqarime për informacionet që lidhen me të, ndërsa paralajmëron se, nëse publikimet që i konsideron të pavërteta vazhdojnë, mund t’i drejtohet edhe rrugës ligjore.

Për çdo informacion që lidhet me mua, jam i gatshëm të jap sqarimin tim dhe faktet e sakta. Nëse këto publikime vazhdojnë, do të detyrohem të ndërmarr edhe hapat e nevojshëm ligjorë për mbrojtjen e reputacionit tim”, thotë DJ PM.

Të Ngjashme