ShowBizzz

Remzie Osmani i bie pishman për filler dhe botox, sërish natyrale

Këngëtarja Remzie Osmani disa muaj më parë u shfaq ndryshe, me një pamje të fytyrës që ndryshonte nga ajo me të cilën publiku është mësuar ta shohë ndër vite.

Tani, në paraqitjet e saj të fundit, portreti i këngëtares duket më natyral.

Ajo sërish shfaqet me një pamje më të afërt me tiparet që e kanë karakterizuar gjatë karrierës së saj, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshimet në pamjen e saj janë të dukshme edhe nga fotografitë e publikuara në periudha të ndryshme.

Megjithatë, çdo ndryshim i tillë lidhet me kohën, stilin e grimit dhe mënyrën e paraqitjes, ndërsa Remzia vazhdon të jetë aktive në jetën publike dhe muzikore.

Të Ngjashme