ShowBizzz

Rënie drastike/ Nuk është më 200 mijë euro, zbulohet shifra e çmimit të madh

Një nga surprizat e finales së madhe të “Ferma VIP 3” ka qenë pikërisht vlera e çmimit të madh.

Që në natën e parë të spektaklit, publiku dhe fermerët u njohën me faktin se fituesi i këtij sezoni do të largohej me plot 200 mijë euro, një shumë më e lartë krahasuar me edicionet e mëparshme.

Megjithatë, në nisje të finales së sotme, Arbana Osmani zbuloi se kjo shumë ka pësuar një ulje të ndjeshme.

Sipas njoftimit të bërë live, çmimi i madh nuk është më 200 mijë euro, por 129 mijë euro.

Ulja prej 71 mijë eurosh lidhet me sfidat e humbura nga fermerët gjatë javëve të spektaklit. Gjatë sezonit, banorët kanë pasur mundësinë të ruanin vlerën e çmimit përmes provave dhe sfidave të ndryshme, por jo gjithmonë kanë arritur t’i kalojnë me sukses.

Për pasojë, fondi i çmimit është reduktuar gradualisht, deri në shifrën përfundimtare që do t’i dorëzohet fituesit të këtij edicioni.

Pavarësisht uljes së konsiderueshme, 129 mijë euro mbeten një nga çmimet më të larta të ofruara në një format televiziv në Shqipëri.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili nga finalistët do të arrijë të triumfojë dhe të largohet nga “Ferma VIP 3” me çekun prej 129 mijë eurosh.

Të Ngjashme