ShowBizzz

Rezart Veleshnja thumbon hapur Salsano Rrapin: Të lëpin gjithë kohën, spiun

Pasi ‘’hodhi e priti’’ thumba me Luiz Ejllin, Salsano Rrapi sapo mori një tjetër thumb publikisht.

Kësaj radhe ishte Rezart Veleshnja, ai i cili nuk e kurseu deklaratën duke përdorur një zhapik të futur në skenë.

“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, shprehet Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rrapin.

Rezi u largua nga Top Channel pas 17 viteve për t’u bërë pjesë e MSN.

“Çezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që nuk jemi artista,”-deklaroi Veleshnja duke thëne se largimi i tij nuk ishte si ai do të dëshironte.