ShowBizzz

Rigjeti dashurinë pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është partnerja e re e aktorit

Ditë plot dashuri dhe plane të reja për aktorin e humorit Besart Kallakun. Lidhja e re me Ejonën duket se tashmë jo vetëm që është konsoliduar, por edhe është zyrtarizuar.

Së fundmi, Besi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente romantike me partneren e tij të re, duke mos kursyer as dedikimet publike.

Të lidhura

None found

Në një prej postimeve që ka marrë vëmendje të madhe online, ai shkruan: “Ti me riktheve Besin dhe me zbukurove jeten”, ndërsa shfaqet krah vajzës misterioze me të cilën po përflitet prej muajsh.

Në një festë familjare, aktori ka qenë së bashku me partneren e re, duke na konfirmuar kështu se dhe pse në pak kohë, lidhja duket tejet e konsoliduar. Madje çifti tashmë është duke jetuar së bashku dhe kanë nisur edhe planet për dasmën.

 

Nga ajo çfarë dihet deri më tani, dyshja preferon që këtë ceremoni ta bëjë sa më private, duke shmangur edhe publikimin e imazhit të vajzës misterioze.

Ndryshe nga dasma e parë me Xhensilën, e cila ishte tejet publike, këtë herë aktori preferon që dashurinë me Ejonën ta celebrojë në mënyrë private, vetëm me miqtë e zemrës pranë.

Prej kohësh në mediat rozë qarkullonin aludime se aktori kishte rigjetur dashurinë pas divorcit të bujshëm me Xhensilën.

Madje, më herët ai tërhoqi vëmendje edhe me një tatuazh ku shfaqej emri “Ejona”, ç`ka u interpretua si një konfirmim indirekt i lidhjes së re.

 

 

Ndarja mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ishte një nga historitë më të komentuara të shoubizit shqiptar. Çifti, që për vite u konsiderua ndër më të dashurit për publikun dhe janë prindër të dy fëmijëve, konfirmuan divorcin gjatë vitit 2024, pas një periudhe të gjatë spekulimesh në media dhe rrjete sociale.

Pas ndarjes, të dy artistët janë përfolur për lidhje të reja, ndërsa tashmë duket se edhe Besi ka vendosur të mos e fshehë më romancën e re nga ndjekësit e tij.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë janë shumë diskretë teksa flasin për detaje nga jeta e tij private. Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit nuk është e famshme.

Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.

Pak pasi aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, bëri publike një fotografi mjaft të afërt dhe romantike krah partneres së tij të re, rrjetet sociale dhe mediat janë përfshirë nga kurioziteti për të zbuluar identitetin e saj.

Ndonëse Besi ka zgjedhur ta mbajë këtë detaj sekret, duke publikuar vetëm imazhe ku ajo shfaqet me shpinë, gazetari Elton Tozaj, ka ndarë disa informacione gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “Klan Kosova”.

I pyetur rreth vajzës në fjalë, Tozaj ka konfirmuar se e njeh atë, duke e përshkruar si një vajzë të thjeshtë dhe “shumë të këndshme”, larg botës së personazheve publike dhe shoubizit shqiptar apo atij kosovar.

 

 

Përtej kësaj, ai ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant, duke theksuar se partnerja e re e aktorit ka një ngjashmëri të dukshme me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Gjatë bisedës me moderatoren, e cila e pyeti nëse kjo ngjashmëri vjen nga tiparet fizike si flokët, Tozaj theksoi se bëhet fjalë për një ngjashmëri të përgjithshme në paraqitjen e tyre./Panorama Plus

Të Lidhura:

  1. Pas divorcit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga…
  2. Xhensila reagon për herë të parë pasi Besi konfirmoi ndarjen
  3. Si mori fund martesa e Xhensilës dhe Besit! Zbardhet dokumenti i depozituar në gjykatë: Marrëdhënia e tyre u acarua për shkak të…
  4. “Nuk e kuptoja sa i fituar dola nga ndarja”/ Bes Kallaku flet sërish pas rrëfimit të tij

Të Ngjashme