ShowBizzz

Rihanna mahnit me paraqitjen në kampanjën e re për “Louis Vuttion”

Ylli shtatzënë ndau në Instagram fushatën e saj të dytë të xhiruar për “Louis Vuitton’s Men”, më pak se një javë pasi u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e parë të Pharrell Williams për shtëpinë franceze të modës.

Në foto, Rihanna shihet e veshur një xhaketë xhins, bluzë të vogël të bardhë dhe pantallona të shkurtra xhins.

35-vjeçarja e përfundoi ‘look’-un e saj me çizme me gëzof dhe një version të madh të çantës “Speedy” të mbuluar me logo të markës.

Rihanna ndau një vështrim të parë në fushatën e saj për burra të “Vuitton” në fillim të këtij muaji, duke postuar një imazh të saj me një pamje të ngjashme, ndërkohë që ekspozonte disa çanta “Speedy” me ngjyra të ndryshme.