Në Big Brother VIP Albania 3 tashmë kanë nisur ato debatet e para ndërmjet banorëve.
Konkurrentët janë përfshirë në polemika e kanë pasur përplasje të shumta, që herë pas here kanë kaluar edhe në ofendime.
Rike Roçi është njëra nga banoret që po merr vëmendje të madhe në këtë edicion.
Ajo ka bërë një bisedë me Vesa Smolicën dhe Arta Kabashin, ku kanë folur për banorët.
Bukuroshja e njohur shfaqet e dëshpëruar teksa thotë se njerëzit këtu janë shumë fals.
“Njerëzit këtu janë shumë fals, edhe njerëzit që i kemi më afër. Kaq di të them”, tha ajo.
Një nominim i fortë është sonte (e martë) mes Romeos, Lisit dhe Heidit.