Lajme

Rikthehet furnizimi me ujë në disa nga fshatrat e Gjakovës

Disa fshatra të Gjakovës janë përballur me mungesë të ujit.

Ditën e sotme, u rikthye sot furnizimi me ujë në fshatrat e zonës së Dushkajës pas defektit në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave të Fabrikës së Filtrimit.

Pas një pune intensive dhe profesionale, ekipet e KRU “Gjakova” kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës, thuhet në njoftim.

“Tashmë, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin dhe në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë”, shkruhet në njoftim.

Të Ngjashme