Kur situatat shkojnë keq, një nga gjërat e para që bëjnë adhuruesit e astrologjisë është të shkruajnë në Google: “A është Mërkuri në prapavijë?”
Na vjen keq t’ju themi se Mërkuri, planeti i komunikimit dhe bashkëpunimit, do të jetë në prapavijë nga 23 gushti deri më 14 shtator, duke shkaktuar vonesa në udhëtime, probleme komunikimi dhe ndoshta një rikthim të ish-partnerëve.
Nga të gjitha prapavijat e Mërkurit të vitit 2023, kjo do të jetë më e dobishme (dhe shpresojmë më pak stresuese) për ne për shkak se ndodh në shenjën e tij të preferuar: Virgjëresha. Mërkuri sundon Virgjëreshën, ndaj mund të zbuten efektet e prapavijës.
Pjesa më e vështirë e kësaj prapavije është se do të mbivendoset me Afërditën në prapavijë nga 23 gushti deri më 3 shtator dhe kjo do të thotë se vetë fillimi i prapavijës do të jetë i vështirë dhe sfidues. Megjithatë, nëse jemi të hapur për të bërë ndryshime, mund ta përballoni me sukses.
Këto tranzite, sado të bezdisshme, na japin hapësirë dhe kohë për t’i kuptuar vërtet gjërat tona. Prapavijat na lejojnë të ngadalësojmë ritmin dhe të pushojmë, në mënyrë që të mund të përparojmë më tej. Mos u mërzisni nëse planet kanë ngecur. Kjo është një mundësi për të marrë kohën që ju duhet për të bërë më të mirën.
Prandaj duhet të tregoheni të duruar, të kontrolloni dy herë detajet për çdo sfidë të mundshme. Përpos kësaj, shmangni marrjen e vendimeve të mëdha dhe nënshkrimin e kontratave gjatë prapavijës.
Nëse doni të përfitoni sa më shumë nga prapavija e Mërkurit, gjeni kohë për të qenë me miqtë, familjen dhe për t’u kujdesur për veten.
Rregullat e prapavijës:
Lëre ish-in jashtë jetës tënde dhe jo, mos e konsidero shok/qe!
Mos ndiq ish-in në rrjetet sociale, as mos i bëj ‘search’ rastësisht.
Mos ‘overthink’ dhe mos vepro mbi mendimet që s’janë fakte.
Zgjidh situatat dhe njerëzit për të cilët ia vlen të përpiqesh.
Mos u panikos, gjithçka është kalimtare!