ShowBizzz

Rita Ora “kapet mat” me Djokoviç? Ylli i POP në stadium me bashkëshortin

Rita Ora është në qendër të vëmendjes së medieve botërore pasi u shfaq në finalen e Kupës së Botës në Regby me kampionin absolut të tenisitit, Novak Djokoviç. Pati shumë aludime dhe keqkuptime, por siç raportohet së fundmi ajo ka qenë në stadium me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Ylli i POP-it, 32-vjeç dhe regjisori i filmit dukeshin mjaft të interesuar teksa ndiqnin këtë finale të Regby-isë. Edhe pse mediet fillimisht e fokusuan vetëm me Djokoviç, në të vërtetë, Rita Ora ka qenë në stadium me bashkëshortin e saj.

Ajo kishte veshur një pallto të zezë dhe xhinse elegante, duke nxjerrë në pah format e saj. Kujtojmë që në finale arriti të fitonte Afrika e Jugut me rezultatin 12-11 kundër Zelandës së Re në stadiumin “Stade de France”.


NewsBomb