ShowBizzz

Rita Ora vjen në Ohër këtë verë, do të mbajë koncert madhështor në stadiumin “Biljanini Izvori”

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, do të performojë këtë verë në Ohër, në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të sezonit në Maqedoninë e Veriut.

Këngëtarja e njohur do të mbajë një koncert madhështor më 1 gusht në stadiumin “Biljanini Izvori”, duke sjellë para publikut hitet që e kanë bërë një prej emrave më të suksesshëm të muzikës pop në arenën ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Ora konsiderohet një nga ikonat më me ndikim të muzikës dhe modës në skenën bashkëkohore, me miliarda dëgjime në platformat muzikore, çmime dhe vlerësime të shumta ndërkombëtare, si dhe performanca në disa prej skenave më të mëdha në botë.

Sipas organizatorëve, koncerti në Ohër do të jetë një spektakël i prodhuar në nivel të lartë, duke sjellë në skenë energjinë dhe stilin karakteristik që e kanë shndërruar Rita Orën në një prej artisteve më të dashura të publikut global.

“Një ikonë globale e muzikës dhe modës, një artiste me miliarda dëgjime, njohje të shumta botërore dhe koncerte në skenat më të mëdha të botës. Këtë verë, ajo zgjodhi Ohrin. Dhe ajo natë do të mbajë firmën e saj”, kanë deklaruar nga organizatorët e koncertit.

Biletat për koncertin tashmë janë në shitje dhe kushtojnë nga rreth 28 deri në 36 euro.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të sigurojnë vendin e tyre në këtë spektakël veror, biletat mund t’i blejnë duke klikuar në këtë LINK.

Organizatorët bëjnë të ditur se interesimi është i madh dhe rekomandojnë blerjen e hershme të biletave për këtë ngjarje ekskluzive, e cila pritet të mbledhë fansa nga mbarë rajoni.

Të Lidhura:

  1. Anuloi koncertin për shkak të problemeve me shëndetin, reagon Rita Ora
  2. Rita Ora duket e mrekullueshme, teksa zbulon planet e saj për vitin 2025
  3. Rita Ora do drejtojë festën spektakolare të Vitit të Ri në Nju Jork
  4. Rita Ora shijon pushimet në Gold Coast të Australisë dhe vazhdon të shkëlqejë në karrierë

Të Ngjashme