Sot, personazhet e njohura shqiptare, Ermal Mamaqi së bashku me partneren e tij Amarda Toska festojnë plot 22 vite shoqëri me moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.
Lajmi i bukur është konfirmuar përmes një postimi të bërë në rrjet nga vetë Ermal Mamaqi i cili ndau pamje nga festa e ngrohtë mes miqve.
Të lidhura
None found
I pranishëm në këtë festë që u organizua për dhjetëra vite shoqëri mes treshes së preferuar të ekranit shqiptar, ishin dhe partnerët e tyre, Amarda Toska partnerja e Ermalit si dhe regjisori Eduart Grishaj, njëherazi partneri i Arbana Osmanit.
Me kokteil, peshk dhe tortë, të rrethuar pranë zjarrit, Mamaqi, Osmani dhe Shehu festuan krah njerëzve të zemrës shoqërinë e tyre 22-vjeçare.
Njerëz të shumënjohur të ekranit televiziv, pavarësisht se po zhvilllojnë karrierën e tyre në dy ekrane të ndryshme televizive, Ermal Mamaqi e Arbana OSmani aktualisht në “Vizion Plus” te formati “Ferma Vip 3”, ndërsa Xhemi Shehu në “Top Channel”, treshja dëshmoi sot se janë “shokë për kokë”.
Të Lidhura:
- Mes Xhemit dhe Arbanës, cila është më shumë diplomate? Ja si përgjigjet Eno Popi
- Arbana Osmani rikthehet në ekran pas gati 2 vitesh, ja ku do ta shohim moderatoren
- Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA
- Rrjeti ‘zien’ nga kritikat pas emisionit të fundit, si iu përgjigjet Arbana Osmani
