Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, por edhe për postimet që po ngjallin diskutime të shumta në rrjet.
Së fundmi, emri i saj u rikthye fuqishëm në qarkullim pas intervistës virale me ish-partnerin MC Kresha. Përballja mes tyre u komentua gjerësisht, sidomos për qasjen e matur dhe profesionalizmin që treguan të dy.
Të lidhura
None found
Megjithatë, duket se pas kësaj qetësie publike fshihet një situatë më e tensionuar. Rozana ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instastory, duke ndarë një mesazh që u interpretua menjëherë nga ndjekësit.
Ajo la të kuptohet se heshtja e saj nuk është dobësi, por një fazë reflektimi para reagimit:
“Jam shumë e qetë… aq qetë sa disa po e ngatërrojnë heshtjen me pafuqinë. Mos u shqetësoni, kur të vijë momenti për të folur nuk do flas, do veproj. Vetëm rrini në pritje.”

Ky qëndrim ka shtuar më tej misterin rreth situatës, pasi artistja nuk ka dhënë asnjë detaj konkret apo emra të përfshirë. Megjithatë, toni i mesazhit sugjeron se ajo është gati për një reagim më të fortë në momentin e duhur te sajin.
Të Lidhura:
- “Këtu bullizohet hapur” – Rozana përplaset me Amberin: E ka bërë edhe me mua. Fjalën artiste nuk ma ke dhënë ti
- Televotimi për të preferuarin, kush janë dy personazhet më të pëlqyer nga publiku?
- G Bani fyen rëndë Rozanën! Gjatë debatit teksa i përmend edhe nënën e vdekur
- Rozana zbulon 3 banorët që nuk do t’i takojë kurrë pas “BBVA4”
