Lajme

Rrahje në Istog, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore pas përfshirjes në një rrahje në fshatin Zallq të Istogut.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të martën rreth orës 08:50.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se personat e përfshirë në këtë rast kanë marrë trajtim mjekësor dhe pas intervistimit nga prokurori janë liruar në procedurë të rregullt.

Ai ka bërë të ditur se Policia po merret me hetimin e rastit./teve1.info/

Të Ngjashme