Lajme

Rregullohet rruga drejt vendit ku u zbulua varreza masive në Kalludër

Ka nisur rregullimi i rrugës që të çon në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku së fundi u zbulua një varrezë masive dhe ku ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdojnë gërmimet.

Fshati Kalludër ndodhet në një zonë të thellë malore, me terren të vështirë, çka ka paraqitur sfidë për ekipet që po punojnë në lokacion.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të lehtësojë qasjen e mekanizmave dhe personelit në vendin ku po zhvillohen operacionet e kërkimit dhe zhvarrimit.

 Autoritetet kanë bërë të ditur se punimet në terren do të vazhdojnë derisa të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në këtë lokacion, i cili konsiderohet me rëndësi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Të Ngjashme