Lajme

Rreth 150 raste të pickimit nga rriqnat në Klinë, komuna nis dezinsektimin selektiv

Rreth 150 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e pickimit nga rriqnat në Komunën e Klinës.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Agron Bacaj, në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, duke theksuar se asnjë nga rastet e raportuara deri më tani nuk ka qenë në gjendje të rrezikshme.

Sipas tij, si masë parandaluese, Komuna e Klinës do të nisë nga e hëna dezinsektimin selektiv kundër rriqnave në fshatin Sferkë, me synim kufizimin e përhapjes së tyre dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Të Ngjashme