Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të mbyllur në minierë. Kështu bëri të ditur kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi, për media.
Ai tha se prej 40 minatorëve, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë.
“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndet”, deklaroi Jonuzi.
Kryetari i Sindikatës shtoi se gjendja e përgjithshme e minatorëve është e mirë.
“Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë. Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, shtoi ai.
